Gara e shumëpritur kokë më kokë mes kampionit  amerikan të notit Michael Phelps dhe një peshkaqeni të madh të bardhë virtual përfundoi me triumfin e këtij të fundit dhe ankesat e shumë shikuesve të zhgënjyer.

Notari olimpik me numrin më të madh të medaljeve në botë, i përshkoi për 38,1 sekonda 100 metra largësi në det të hapur, ndërsa peshkaqeni i simuluar në kompjuter, për 36,1 sekonda.

E ashtuquajtura “gare” mes dy të mëdhenjve u transmetua nga Discovery Channel,  por ajo çfarë panë realisht shikuesit ishte një montazh i Phelps duke notuar përkrah grabitqarit të prodhuar në kompjuter.

Disa përdoruesve të medias sociale u pëlqeu ideja, megjithatë shumë të ndjerë mbetën të zhgënjyer nga simulimi.

“Quajeni të çmendur”, shkruante një prej tyre, Meg Conley, por unë mendova se Phelps do të vendosej përballë një peshkaqeni të vërtetë.

Vetë 32-vjeçari iu përgjigj kritikave në “Twitter” me mesazhin: “përsëritje të garës? Herën tjetër dhe në ujëra më të ngrohta”.

Amerikani përfaqëson kulmin e aftësisë atletike njerëzore, por pavarësisht kësaj, shpejtësia maksimale me të cilën ai mund të notojë pa lopata është 8 deri në 10km/h, ndërsa peshkaqeni i madh i bardhë përshkon në momente vrulli të paktën 25 milje në orë.

Top Channel