Odeta Nishani, përshëndëtja e Zonjës së Parë

24/07/2017 00:00

Teksa Bujar Nishani ka mbyllur presidencën e tij 5-vjeçare, e njëjta gjë vlen dhe për Zonjën e Parë, Odeta, e cila ka postuar një përshëndetje të fundit në këtë detyrë në profilin e saj në Facebook.

“Të dashur miqtë e mi,
Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë. Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës. Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta”, thuhet në mesazhin e Zonjës së Parë.

Top Channel