Tour de France, Froome e fiton për herë të katërt

24/07/2017 00:00

Chris Froome ia del sërish, çiklisti britanik e pushton sërish Tour de France duke e fituar atë për të katërtën herë në karrierën e tij në 5 vitet e fundit.

Ne etapën e 21, që u fitua nga Dylan Gronewegen, Froome  u mjaftua vetëm me një pasarelë drejt këtij suksesi. Këtë vit, Froome ndoshta nuk e pati shkëlqimin në sukseset e viteve 2013, 2015 e 2016, megjithatë ai u tregua mjaft i aftë për të siguruar edhe këtë triumf.

Froome që në 2018 do të jetë 33 vjeç me siguri do të tentojë të fitojë këtë Tour de France për të 5 herë dhe  barazuar legjendën spanjolle të çiklizmit Miguel Indurain.

“Jam shumë i lumtur”, deklaroi Froome për RAI. “Champs Elisee nuk të zhgënjen kurrë. Gjatë 3 javëve të këtij kompeticioni mendohet vetëm për të arritur këtu dhe për mua ishte diçka shumë e bukur sidomos në momentin kur pashë bashkëshorten dhe djalin tim këtu”.

Çdo fitore e Turit ka qenë fantastike, por ajo e këtij viti ishte shumë e vështirë, sepse kundërshtarët i kisha shumë pranë me kohë. Jam krenar për këto suksese dhe të hyj mes legjendave të Turit me fitoren e 5 do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por në këtë  moment mendoj vetëm të festoj”, tha çiklisti.

Top Channel