De Gea nuk largohet, Man. United bllokon portierin

23/07/2017 00:00

Në kulmin e turneut amerikan që përball më të mirët e globit në një “remake” të Champions League, Manchester United ka bërë të ditur se portieri David De Gea nuk do të largohet në merkaton e kësaj vere.

Mbrojtësi ekstrem spanjoll është lidhur në të kaluarën me një transferim potencial te Reali i Madridit, madje në një rast edhe pse firmosi, kontrata e tij u depozitua tej limitit të lejuar, duke sjellë një dështim të bujshëm.

Por tani, trajneri Jose Mourinho ka ritheksuar edhe njëherë se në startin e sezonit De Gea do të jetë në formacionin titullar. Portugezi shtoi gjithashtu se pret konkurrencë për kuadratin e “Djajve të Kuq”, nga portieri tjetër Sergio Romero.
 
“Unë mund t’ju garantoj se David De Gea nuk do të lëvizë këtë sezon nga ekipi ynë. Kjo siguri, vjen së pari sepse ai është një djalë i sinqertë dhe i thotë gjërat siç janë. Ai u kontaktua për një kohë të gjatë nga klubet dhe unë mendoj se nuk duhet ti ndalojmë futbollistët kur duan të luajnë diku tjetër. Por e shikoj shumë të lumtur dhe të motivuar, po punon më shumë se kurrë ndonjëherë dhe jam 100% i sigurt se do mbetet në Manchester”, tha trajneri Murinho.

Top Channel