Tottenham mund PSG me gola spektakolar (VIDEO)

23/07/2017 00:00

Tottenham ka mposhtur 4-2 PSG në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup, e cila është duke u zhvilluar në SHBA.

Lojtarët e nënkampionëve të Anglisë kanë realizuar gola spektakolar në këtë ndeshje. Eriksen u bë protagonist i një eurogoli në fillimin e takimit, duke mposhtur portierin e PSG me një goditje të fuqishme nga më shumë se 30 metra.

Por pas nuk mbetet as goli i shënuar nga mbrojtësi i krahut Alderweireld, i cili realizoi në minutën e 82 duke rikthyer avantazhin për skuadrën e tij, pasi rezultati ishte mbërthyer në shifrat 2-2 deri në ato momente.

Ndërkohë, Kane shënoi edhe një gol për anglezët në fundin e ndeshjes duke u vulosur rezultatin në 4-2. Për PSG, autorë të golave ishin Cavani dhe Pastore.

Top Channel