Neymar fenomenal, Barcelona mposht Juventusin

23/07/2017 00:00

Mes diskutimeve të shumta për një largim të mundshëm nga Barcelona, braziliani Neymar ka shkëlqyer në fitoren e katalanasve 2-1 ndaj Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për Champions Cup.

Në “MetLife Stadium” të Neë Jersey-t, braziliani realizoi dy herë në pjesën e parë në minutat 15 dhe 25, për t’u siguruar fitoren “blaugranave” ndaj kampionëve të Italisë, kundërshtarë  të cilët e eliminuan Barçën në Champions League.

Në finalizimin e parë, Neymar shfrytëzoi një pasim të Paco Alcacer, ndërsa 1 minutë më pas u shërbye nga Lionel Messi. Në fraksionin e dytë Valverde vendosi të lërë në dhomat e zhveshjes pjesën më të madhe të titullarëve, përfshirë Messin dhe Neymarin, ndërsa në krahun tjetër Allegri hodhi ne fushë ndër të tjerë, Pjanic, Chiellinin e Dybala.

Bardhezinjtë morën frenat e lojës dhe arritën të barazonin me Chiellinin në minutën e 63-të, i shërbyer nga Dybala. Por vetëm kaq, pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk mundën të shënonin edhe golin e barazimit duke dalë të mundur nga ky takim.

Top Channel