Zbulohet e fejuara e re Dybala

22/07/2017 00:00

Paolo Dybala duket se i ka dhënë lamtumirën Antonella Cavalierit dhe tashëm është në një marrëdhënie me Oriana Sabatinin.

Në Argjentinë janë të sigurtë se bukuroshja 21 vjeçare nga Argjentina, është “frymëzimi” i ri i yllit të Juventusit.

Oriana Sabatini është modele, këngëtare dhe aktore, ku u bë e famshme duke luajtur Azul, protagonisten e telenovelës “Aliados”.

Deri tani, as Dybala dhe as Oriana, nuk kanë reaguar ndaj zërave që vijnë nga Argjentina dhe që konfirmojnë një romancë mes tyre.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel