Bonucci: Kam akoma uri. Nesta inspiruesi im

22/07/2017 00:00

Menjëherë pas debutimit me bluzën e Milanit, në ndeshjen ndaj Bayern Munich, Leonardo Bonucci ka treguar edhe emocionet e tij të para.

“Jam i lumtur dhe mbi të gjitha, i uritur për të fituar. është një aventurë e re dhe një bast i ri për mua. I jam përgjigjur menjëherë projektit ambicioz të drejtuesve të Milanit dhe jam gati të vë në dispozivion eksperiencën time për të arritur objektivat”, u shpreh Bonucci.

Bonucci ka shprehur simpati edhe për futbollistët që kanë veshur bluzën e Milanit ndër vite, por ka zbuluar se është pikërisht një ish milanist, Alessandro Nesta, ai që e ka inspiruar.

“Milani është një klub me histori të madhe mbi shpatulla dhe e ka arritur këtë falë kontributit të futbollistëve të mëdhenj që kanë veshur këtë bluzë. Nesta ka qenë idhulli dhe inspiruesi im, ndaj jam bërë mbrojtës”, tha ish mbrojtësi i Juventusit.

Ndërsa në profilin e tij në Twitter, pas ndeshjes së fituar ndaj Bayernit, Bonucci shkroi: “I lumtur për debutimin. Ky ishte hapi i parë i një udhëtimi të gjatë”.

Top Channel