Diamond League në Monaco, Bolt rishfaqet me fitore

22/07/2017 00:00

Usain Bolt rishfaqet në garat e Diamond League. Rekordmeni xhamajkan ishte i pranishëm në ndalesën e radhës së këtij evenimenti në Monaco, ku mori pjkesë në garën e 100 m, ku sigurisht edhe triumfoi.

9.95 sekonda ishte koha e përshkuar nga Bolt  për të cilin kjo ishte hera e parë që e ul kohën e kësaj gare nën 10 sekonda. Në vendin e dytë u rendit sprinteri Amerikan Young, ndërsa  vendi i tretë ishte për afrikano jugorin Akani Simbine.
Në garën e 400 m për meshkuj triumfoi afrikanojugori Van Niekerk me 43.73 sekonda duke lënë pas jo pa vështirësi Isaac Makwala në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Baboloki.

Në garën e 200 m për femrave këtë radhë ajo që doli dfituese ishte Ta Lou nga Bregu i Fildishtë me 22.25 sekonda, e ndjekur në vendin e dytë nga  amerikania Kyra Jefferson, ndërsa në vendin e tretë u rendit Dina Asher Smith e Britanisë së Madhe.

Top Channel