Barcelona, një tjetër brazilian për të zëvendësuar Neymar

22/07/2017 00:00

Neymar duket i bindur për t’i dhënë lamtumirën Barcelonës dhe katalanasit janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësin e tij.

Bëhet fjalë për një tjetër brazilian, atë të Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili shikohet si ideali për t’iu bashkuar Messit dhe Suarezit në vijën e sulmit.

Mediat raportojnë se drejtuesit e Barcelonës i kanë prezantuar Liverpoolit një ofertë zyrtare prej 80 milionë eurosh, për kartonin e Coutinhos, dnërsa ende nuk ka një përgjigje nga anglezët.

Nëse nuk arrijnë të transferojnë Coutinhon, katalanasit do të hidhen në sulm për yllin e Juventusit, Paulo Dybala, i cili gjithsesi është më i përshtatshëm në qendër, sesa në krah, ndaj objektivi primar është braziliani i Liverpool-it.

Top Channel