Arrihet marrëveshja, Bernardeschi kalon tek Juve

21/07/2017 00:00

Ka qenë një prej “telenovelave” më të gjata të kësaj merkatoje, që duket se i ka mbërritur fundit.

Gazetari i njohur sportiv italian, Gianluca Di Marzio shkruan në faqen e tij të internetit se Juventusi dhe Fiorentina kanë gjetur gjuhën e përbashkët për Federico Bernardeschi-n.

Sipas asaj që thotë Di Marzio, dy klubet kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit në Torino.

Ky kalim do t’i kushtojë Juventusit aq sa përflitej edhe më herët, pra 40 milionë euro, por Fiorentina ka arritur që të sigurojë një klauzolë, sipas të cilës do të përfitojë 10 përqind të shumës nëse Juventusi vendos ta shesë atë tek një tjetër skuadër.

Vetë lojtarin e pret një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon. 

Top Channel