Tour de France, Barguil fiton etapën e 18-të

21/07/2017 00:00

Warren Barguil është fituesi i etapës së 18 tyë Turit të Francës, një etapë kjo që përjetoi emocionet më të mëdha në ngjitjen e fundit të saj, në Col D’Izoard që ishte e gjatë 14 km dhe me një koeficient të pjerrtësisë prej 8 përqind.

Në këtë pjesë të etapës merita ishte e gjitha për Barguil që arritu të shkëputej nga grupi ku ndodhej Chris Froome për të arritur ciklistët që me herët kishin marrë arratinë për të kaluar i pari vijën e finishit.

Menjëherë pas tij, në vendin e dytë u rendit Atapuma, ndërsa vendi i tretë ishte për Bardet që la pas shpinës së tij liderin e Turit, Chris Froome. Edhe kjo ditë ishte jo e mirë për Fabio Arun që nuk arriti dot të ruajë ritmin e Froome, Bardet e Uran duke humbur edhe 1 minutë kohë në renditjen e përgjithshme që vazhdon të kryesohet nga Froome.

Britaniku e kryeson klasifikimin me kohën 78 orë 8 minuta e 19 sekonda. Në vendin e dytë është ngjitur Bardet me 23 sekonda më shumë ndërsa Rigoberto Uran është në vendin e trete. Fabio Aru zbriti në vendin e pestë duke ia lënë të katërtin spanjollit Mikel Landa.

Top Channel