PSG e thotë hapur: Duam Neymar, Sanchez ose Mbappe

20/07/2017 00:00

Paris Saint Germain nuk fshihet më. Klubi parizien dëshiron me çdo kusht një prej futbollistëve më të spikatur në sezonin e kaluar për të qenë sa më kompetitivë në Europë. Është trajneri Unai Emery ai që ka zbuluar emrat e futbollistëve që janë vënë në shënjestrën e parisienëve.

“Nëse duam të rivalizojmë me më të fortët, duhet të kemi në skuadër futbollistët më të mirë”, tha Emery në një intervistë për të përditshmen “L’Equipe”.

“Duam ata që luajnë te skuadrat që kanë nivelin më të lartë dhe në këtë sesion të merkatos do të vijë tek ne një nga 5 lojtarët më të spikatur dhe objektivat janë Neymar, Sanchez apo Mbappe. Për këtë të fundit konkurrenca është shumë e fortë pasi sulmuesi 18-vjeçar po kërkohet me forcë nga Reali i Madridit, me “Los Blancos” që orët e fundit kanë gjetur një rival dhe bëhet fjalë për Barcelonën.

Sipas “Daily Mail”, katalanasit nuk duan të gjenden të papërgatitur në rast se Neymar largohet te Paris Saint Germain duke hedhur sytë nga principata për të shfaqur interesin e tyre për Mbappe.

Top Channel