Videoja emocionuese, surpriza në “World Disney”

20/07/2017 00:00

Një surprizë emocionuese në vendin më magjik në botë. Familja Gilmor është bërë protagoniste e një videoje që po mallëngjen rrjetin.

Prindërit adoptues i kishin dërguar me pushime në “Disney World”, por 12-vjeçarja Janielle dhe 10-vjeçari Elijah nuk e dinin se gjatë takimit me miushin Mickey do të merrnin një lajm që do t’i ndryshonte jetën. Personazhi i famshëm i botës së përrallave i dorëzoi atyre një dokument që tregonte finalizimin e procedurave të adoptimit, e që i bënte ato zyrtarisht fëmijë të çiftit Gilmore.

Fëmijët shpërthyen në lot gëzimi dhe prindërit e tyre vrapuan për t’i përqafuar. Vajza dhe djali po jetonin në Pensilvani me prindërit e rinj, Cortney dhe Tom Gilmour prej tre vjetësh.

Menjëherë pasi familja u largua për pushime në Orlando, prindërit u informuan për datën e adoptimin dhe menduan t’ja tregonin fëmijëve në mënyrë më të veçantë të mundshme. Momenti emocional u regjistrua në një video e postuar më pas në rrjetin social “Facebook” nga Courtney Gilmore.

Top Channel