Arsenali mposht Bayern-in me 11-metërsha në Kinë – VIDEO

19/07/2017 00:00

Arsenali e ka mposhtur Bayern-in me 11-metërsha në International Champions Cup që po zhvillohet në Kinë.

Dy ekipet zbritën në fushën e lojës edhe me blerjet e fundit, ku në njërin krah Arsenali kishte në sulm francezin Lacazette, ndërsa në anën tjetër, Ancelotti hodhi nga minuta e parë, Rodrigues. Dy lojtarët patën mundësi të shumta për të lënë gjurmë në këtë ndeshje, por shpërdoruar shumë raste të pastra para porte.

Bayerni kaloi në avantazh me polakun Lewandowski, i cili ktheu në gol një 11-metërsh, ndërsa Arsenali e gjeti barazimin në minutën e katërt të shtesës me Iwobi.

Për të vendosur fituesin në këtë sfidë u nevojitën gjuajtjet e 11-metërshave, ku anglezët u treguan më të saktë.

Top Channel