Zëvendësi i Capello-s, ish-mbrojtësi italian në rolin e trajnerit

19/07/2017 00:00

Shqipëria do të ketë sërish një trajner italian pas De Biasit që dha dorëheqjen. Christian Panucci ka një karrierë shumë të suksesshme futbollistike.

Gjithçka për të ka filluar me Genoa-n për të kaluar më pas tek, Milan, Real Madrid, Inter, Roma, Parma,Chelsea dhe Monaco.

Si trajner, Panucci deri tani nuk ka patur ndonjë karrierë të ngjashme me atë të futbollistit. Karrierën e ka filluar me Livornon, më pas si zëvendës i Capello-s në Rusi, për të drejtuar vitin e shkuar Ternana-n, një karrierë që zgjati vetëm 40 ditë.

Ish mbrojtësi italian, i cili me përfaqësuesen ‘axurre’ ka zhvilluar 57 ndeshje, ka arritur të fitojë me klube dy Liga Kampionesh me Milanin dhe Real Madrid.

Anësor me detyra ofensive në fillim të karrierës, ai u kthye shpesh në qendërmbrojtës. Ai luajti dhe në Francë edhe Angli para se në vitin e fundit si profesionist, të varte këpucët në gozhdë te Parma në moshën 37 vjeç.

Top Channel