Rama i uron mirëseardhjen trajnerit Panucci

19/07/2017 00:00

Trajnerit të sapozyrtarizuar të Kombëtares shqiptare të futbollit i ka uruar mirëseardhjen edhe Kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë i uron suksese në mbajtjen e asaj që e quan “barrë e rëndë e trashëgimisë së De Biasit.

“Benvenuto Mister! Le të urojmë që trajneri i ri i Kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit”, shkruan Rama.

Top Channel