Një ngjarje e pazakontë e ndodhur në Muzeun e Vergjinës ka vënë në alarm autoritetet greke dhe ka shkaktuar shqetësim në komunitetin mbarëbotëror të arkeologjisë.

Sipas të përditshmes greke “Ta Nea”, e cila i referohet Zyrës së Arkeologjisë së provincës së Maqedonisë, ne Greqinë e Veriut, një turiste afrikane është shpallur në kërkim pasi ka spërkatur me një lëndë ende të panjohur statuja të lashta, kolona dhe tabela orientuese që i përkasin periudhës maqedonase, mbretit Filip, mbretëreshës Olimpia dhe dhe Aleksandrit të Madh.

Ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti, por vetëm pak ditë më parë u be i mundur verifikimi se çfarë realisht ka ndodhur në një prej zonave më të famshme të arkelogjisë botërore.

Sipas “Ta Nea”, turistja e mistershme ka spërkatur me një lëndë ende të panjohur objektet e lashta duke i dëmtuar rëndë ato.

Arkeologët që ekzaminuan objektet thanë se nuk mund të bëjnë asgjë për t’i rikthyer ato në gjendjen e mëparshme.

Policia greke thotë se po kërkon turisten, për të cilën dihet vetëm se ka qenë e veshur me një kostum karakteristik afrikan.

Ajo ka vizituar zonën e Vergjinës si pjesë e një grupi turistësh që ndaluan në këtë zonë në maj të këtij viti.

Ndërkohë që autoritetet po kërkojnë dëmtuesen e objekteve të lashta, arkeologët grekë kërkuan marrjen urgjente të masave për kufizimin e aksesit të turistëve pranë objekteve arkeologjike të rëndësisë së veçantë.

Greqia çdo vit vizitohet prej më shumë se 25 milionë turistë, të cilët vizitojnë në shumicën e tyre vizitojnë monumentet e shumta të lashtësisë që gjenden me shumicë në vend, por deri tani ky është rasti i parë që një objekt i tillë dëmtohet prej vizitorëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel