Neymar drejt PSG-së, trembet edhe Juventus

18/07/2017 00:00

Dukej se ishte thjesht një fantazi e merkatos, por presidenti i PSG-së, sheiku Nasser Al Khelaifi e ka marrë shumë seriozisht.

Ai ka kërkuar një takim urgjent me drejtorin sportiv të klubit, Antero Henrique, për të planifikuar sulmin final për transferimin e Neymar në Paris.

222 milionë euro duket se do të paguhen për kartonin e tij, çka do të klasifikonte transferimin e Neymar si më të shtrenjtin e historisë së futbollit.

Mediat braziliane konfirmojnë se klubi francez ka arritur akordin me babain-menaxher të Neymar, për shumën e 30 milionë eurove në sezon dhe sulmuesi brazilian duket se e mirëpret një transferim drejt kryeqytetit francez.

Te Barcelona, Neymar është lënë në hije nga paraqitjet fantastike të Lionel Messit, ndërsa në paris do të ketë mundësi të nxjerrë në pah aftësitë e tij dhe të marrë një rol prej lideri, ashtu si te kombëtarja brqaziliane.

Transferimi i Neymar te Parisi, duket se nuk shihet me sy të mirë as nga klubi i Juventusit. Bardhezinjtë i druhen një sulmi të Barcelonës, për afrimin e Paulo Dybala-s, si zëvendësues të brazilianit.

Top Channel