Me një lëvizje, Musacchio bën për vete tifozët – VIDEO

18/07/2017 00:00

Milani u mposht ndaj Dortmundit 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Champions Cup që zhvillohet në Kinë. Megjithatë, Kessie dhe mbrojtësi Musacchio u vlerësuan për paraqitjen e tyre në këtë takim.

Përveç sigurisë që i dha skuadrës në prapavijë me aktivizimin e tij në pjesën e dytë, Musacchio u bë protagonist edhe i një veprimi mjaft të bukur, që shihet rrallë nga një qendër mbrojtës.

Qetësi, teknikë dhe saktësi, e dy lojtarët e Dortmundit, nuk e kuptuan nga shkoi topi…!

Top Channel