Qeveria e re, Presidenti Thaçi fton partitë politike në takim

18/07/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur qe të hënën e ardhshme të mbajë një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike.

Këtë e ka konfirmuar për televizionin publik të Kosovës, Ardian Arifaj, këshilltar i Thaçit.

“Presidenti Thaçi ka vendosur t’i ftojë përfaqësuesit e partive parlamentare në një takim konsultativ të hënën qe të merren vesh për datën e mbajtës se seancës konstitutive”, ka thënë Arifaj.

Ftesat janë gati, sipas tij, dhe ato do t’u dërgohen partive ditëve në vijim.

Top Channel