Scherzinger i mëson jogan partnerit

18/07/2017 00:00

Në 2015 përfundoi romancën e gjatë me Leëis Hamilton dhe po në verën e atij viti pati një aventurë të shkurtër me Pajtim Kasamin në Greqi.

Pas kësaj, Nicole Scherzinger u njoh me tenistin Grigor Dimitrov me të cilin romanca vazhdon ende e fortë, të paktën këtë e tregojnë fotot e dala nga pushimet e çiftit në Capri të Italisë, ku 39-vjeçarja i ka treguar edhe disa lëvizje joge partnerit të saj.

Sa i takon jetës private, këngëtarja 39-vjeçare nuk preferon të flasë për të. Ajo tha së fundmi se ndodhet në një lidhje dhe lidhjet janë çështje personale mes çiftit që nuk preferon t’i diskutojë me publikun.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel