R Kelly akuzohet për abuzim

18/07/2017 00:00

Këngëtari i muzikës, R&B, R Kelly ka mohuar pretendimet se po mban disa gra të reja në një atmosferë kulti.

Avokatja e artistit 50-vjeçar tha se ai ishte i alarmuar dhe tepër i shqetësuar nga lajmet dhe se do të punonte me vendosmëri për të pastruar emrin. Buzzfeed akuzoi më herët këngëtarin se po i bentë lavazh truri disa të rejave, të cilat i ishin afruar atij në një përpjekje për të promovuar karrierat e tyre.

Edhe në të kaluarën Kelly është përballur me akuza për abuzime seksuale, por nuk është shpallur kurrë fajtor. Buzzfeed citon prindërit e anonimë të tre vajzave, që pretendojnë se nuk i kanë parë ato prej disa muajsh dhe të gjitha ato i ishin nënshtruar kontrollove rutinë nga këngëtari.

Mes tyre përfshihen rregulla se çfarë mund të hanë, apo veshin, kur mund të lahen, apo të flene dhe sesi të kryejnë marrëdhënie seksuale duke u regjistruar nga Kelly.

Tre ish-pjesëtare të rrethit të brendshëm të këngëtarit u morën gjithashtu në intervistë, duke thënë se 6 gra jetonin në prona të menaxhuara prej tij në kushte të ngjashme. Sipas dëshmisë së tyre, nëse gratë thyejnë rregullat, ato ndëshkohen fizikisht dhe verbalisht nga këngëtari.

Disa prej prindërve janë ankuar në polici, por gratë thonë se nuk po mbahen kundër vullnetit të tyre.

Top Channel