Perisiç drejt Man. Utd për 40 mln paund

18/07/2017 00:00

E ardhmja e Ivan Perisiç duket se do të jetë te Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë shumë pranë arritjes së një akordi me Interin për transferimin e kroatit në “Old Trafford”. Anglezët duket se kanë pranuar të paguajnë shifrën prej 40.4 milionë Paund për kartonin e futbollistit.

Manchester United ishte prej kohësh në ndjekje të Perisiç dhe kërkuan të shfrytëzojnë  objektivin e Interit për të respektuar Fair Play financiar për të tentuar blerjen e Perisiç për 26.4 milionë Paund. Por në momentin që zikaltrit siguruan të ardhura të mjaftueshme, gjërat u bënë shumë të  vështira për Manchester United. Ajo që ndihmon skuadrën e Mourinhos në këtë pikë është dëshira e vetë Perisiç për të përjetuar një aventurë të re në Premier League.

Kroati u komunikoi drejtuesve të Interit se nuk ishte në gjendje që të luante miqësore me Nurembergun për arsye shëndetësore, por shumë persona menduan se ishte një mesazh për bordin drejtues të interit.

Tani gjithçka duket se është e vërtetë me Perisiç që pritet të vihet nën urdhrat e Mourinhos, ashtu siç bënë më parë edhe Lindelof dhe Lukaku.

Top Channel