Triumfi në Wimbledon, Federer ngjitet i treti në ATP

17/07/2017 00:00

Triumfi në Wimbledon i jep mundësinë Federer të çojë në 8 numrin e titujve të ftuar në këtë turne legjendar dhe në 19 atë në turnetë Grand Slam në karrierë. Por jo vetëm kaq, ky sukses  e ngjit akoma më shumë zviceranin 35-vjeçar në shkallët e renditjes ATP, pikërisht në vendin e tretë me 6545 pikë.

Roger Federer në këtë sezon ka mundur të fitojë 5 nga 14 turnetë ku ka marrë pjese dhe këtu përfshihen sukseset në turnetë Grand Slam të Australian Open dhe Wimbledon, ato në turnetë Master të Indian Wells dhe Miamit si dhe triumfi në Halle.

Për sa i përket pikëve të fituara gjatë këtij viti, është i dyti pas Rafael Nadal me të dy tenistët që janë plotësisht në garë për vendin e parë të klasifikimit ATP që për momentin vazhdon të mbahet nga Murray me 7750 pikë, vetëm, 285 pikë më shumë se Nadal.

Ka zbritur në vendin e katërt Novak Djokovic, por që nuk është shumë larg nga Federer, ndërkohë që Wawrinka e sheh veten në vendin e pestë. Finalisti i Wimbledon, Marin Cilic mban vendin e 6, ndërkohë që në dhjetëshen më të mirë të ATP janë edhe Dominic Thiem, Kei Nishikori, Milos Raonic dhe Grigor Dimitrov.

Top Channel