Keita në Milano. Rummenigge konfirmon interesimin e Milanit për Sanchez

16/07/2017 00:00

Keita Balde është larguar nga grumbullimi me Lazion për të shkuar në Milano. Mediat italiane shkruajnë se lojtari ka mirëkuptimin e klubit dhe bëhet fjalë për arsye personale.

Megjithatë, nuk mund të mohohet as një takim i mundshëm me drejtuesit e Interit për transferimin e tij te zikaltrit sezonin e ardhshëm. Interi e ka shfaqur haptazi interesimin e tij për lojtarin nga Senegali, madje ai pëlqehet edhe nga trajneri Spalleti, por ende mes palëve nuk është arritur marrëveshja.

Ndërkohë në anën tjetër, pavarësisht afrimeve të shumta, Milani është ende duke punuar për të transferuar të tjerë lojtarë.

Një ditë më parë, u fol se kuqezinjtë po interesoheshin për Renato Sanches të Bayern Munchen dhe mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe konfirmimi nga Rummenigge.

“Po, është e vërtetë. Milani interesohet për lojtarin, por për momentin nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, ka thënë Rummenigge.

“Bild” shkruan se kuqezinjtë po tentojnë ta huazojnë lojtarin për dy sezonet e ardhshme me të drejtë blerje dhe në këtë rast pritet të ndihmohen edhe nga agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.

Top Channel