Fansat që prisnin të shikonin trailerin e filmit të ri të sagës së luftës së yjeve: “The Last Jedi”, mbetën të zhgënjyer kur në konventën D23 të Disney-t u shfaqën vetëm skena nga shesh-xhirimi, përfshirë ato ku shihej dhe aktorja e ndjere Carrie Fisher, që të gjithë e njohin si “Princeshën Leia”.

Gjithçka lidhet me familjen dhe prandaj është kaq i fuqishëm, thotë ajo mbi filmin e fundit në intervistat e realizuara përpara vdekjes së papritur në muajin dhjetor. Mark Hamill rikthehet si Luke Skywalker.

“Mendoj se filmi është i mbushur me zgjedhje të papritura dhe them se kjo është gjë e mirë. Nuk do të dojë të ishe i parashikueshëm e të bësh gjëra që i ke bërë dhe më parë, apo të riciklosh idetë e vjetra”, shprehet Mark Hamill, aktor.

Filmi do të vazhdojë historinë aty ku e la  “The Force Awakens”. Duke ndjekur trendin e serialit, Xhedai i fundit premton të sjellë një periudhë të trazuar në rrjedhën e trilogjisë. Por si regjisori Rian Johnson, ashtu edhe pjesëtarët e kastit të aktorëve tregohen të rezervuar në detaje, sepse duan që publiku ta zbulojë vetë intrigën e episodit të radhës së luftës së yjeve kur ai të shfaqet në kinematë botërore në 15 dhjetor.

Top Channel