Milan, 70 mln euro për Moratan

16/07/2017 00:00

“Shumë kanë ardhur, të tjerë do të vijnë!” Ky është zotimi i kinezëve të Milanit, që me mbi 200 milionë euro të shpenzuar deri më tani, premtojnë të tjera blerje të mëdha.

“Që nga dita e parë kisha premtuar blerje të mëdha për Milanin dhe këtë po bëjmë. Do të rikthehemi klubi më i mirë në Itali dhe Europë”, deklaroi presidenti i Milanit, Yonghong Li.

Li foli nga Guangzhou, atje ku ndodhen kuqezinjtë për një tur miqësor takimesh dhe fazën përgatitore për sezonin e ri.

Dhe me blerjen e Bonuccit nga Juventusi, pronarët e rinj të Milanit treguan që e kanë seriozisht dhe po kaq serioze duket se është edhe oferta e paraqitur për Moratan. Sipas mediave sportive spanjolle, “Djalli” i ka ofruar Realit 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit, që ndiqet edhe nga Chelsea i Antonio Contes.

E nëse nuk arrihet tek Morata, Belotti, Aubameyang dhe Kalinic janë alternativat.

Top Channel