F1, Hamilton pole dhe rekord në Silverstone

15/07/2017 00:00

Lewis Hamilton nuk njeh limite dhe e ka bërë më së miri në shtëpinë e tij, Silverstone, në fundjavën e 10 të Botërorit të F1.

Britaniku e ndali kohën në 1:26.600 në xhiron më të shpejtë të ditës, duke marë pole position-in e radhës, i 5 në këtë cirkuit.

Kimi Raikkonen mori vendin e dytë në nisje, përpara Sebastian Vettel, ndërsa Valtteri Bottas u kualifikua i katërti, por garën do e nisë i nënti pas dënimit me 5 pozicione për shkak se ndërroi kambion të premten.

Max Verstappen vendosi kohën e pestë, por do e fillojë garën në reshtin e dytë, për shkak të penalitetit të Bottas. Nico Hulkenberg dhe Sergio Perez janë në reshtin e tretë.

Me këtë pole position Hamilton numëron 67 gjithsej në karrierën e tij dhe është vetëm 1 pole larg rekordit të Michael Schumacher. Garën për Çmimin e Madh të Britanisë mund ta ndiqni në Top Channel të dielën, duke nisur nga ora 14:00

Top Channel