Inter kërkon Martial

15/07/2017 00:00

Në një kohë që në spondin kuqezi të Milanos numërohen blerje cilësore nga java në javë, ana tjetër e futbollit të qytetit vazhdon të vuajë në merkaton e futbollit. 

Tifozët e Interit ndoshta shpresojnë shumë që investitorët kinezë të jenë të paktën si bashkëkombasit në Milanello, por për momentin goditjet e mëdha janë ende ëndërr.

Anthony Martial është emri më i fundit që shtohet në optikën e drejtuesve zikaltër. Sulmuesi francez po shikon nga dita në ditë t’i kufizohen hapësirat në repartin ofensiv të Manchester United, sidomos pas ardhjes së Romelu Lukakut, i projektuar titullar.
 
Kjo dhe mungesa e besimit të trajnerit Jose Mourinho po shtyjnë agjentin e lojtarit transalpin të mendojë huazimin te Inter për të paktën një sezon, si pjesë e negociatave të lidhura edhe me transferimin e Perisic në “Old Trafford”.

“Djajtë e kuq” shpresojnë të kenë mesfushorin ballkanas në nisjen e turneut në Kinë dhe Martial mund të ndihmojë veten dhe klubin. 21-vjeçari francez ka shënuar 15 gola në dy vjet me fanelën e United, por asnjëherë nuk është ngritur në nivelin e pritshëm nga drejtuesit.

Top Channel