Scorsese dhe Di Caprio, bashkë për herë të gjashtë

15/07/2017 00:00

Martin Scorsese dhe Leonardo diCaprio janë gati për bashkëpunimin e tyre të gjashtë për përshtatjen filmike të librit “Killers of the Flower Moon”, trilleri i David Grann.

Lajmi bëhet i ditur për “Variety” nga Dante Ferretti, dizenjatori prodhimit dhe drejtor arti, i cili konfirmon se Scorsese ka planifikuar të xhirojë filmin vitin e ardhshëm pas përfundimit të projektit të tij “The Irishman”.

Kjo do të shënonte bashkëpunimin e gjashtë të tyre në 16 vjet, pas “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island”, “The wolf of Wall Street”, dhe filmi i ardhshëm “Devil in the white city”, bazuar mbi librin e Grann.

Top Channel