Tyrone Wood, flaka e re e Rita Orës?

15/07/2017 00:00

Të takosh prindërit mund të jetë një nga eksperiencat më nervoze për çdo çif të ri, por kur ata janë legjenda e Rolling Stones, është një histori komplet tjetër.

Në këtë pozicion e gjen veten Rita Ora, e cila tashmë është lidhur me djalin e Ronnie Wood, Tyrone, shkruan në ekskluziven e tij tabloidi anglez, The Sun.

Këngëtarja është takuar në fshehtësi me kitaristin në një këshillues privat arti për disa muaj, dhe duket se gjërat po bëhen serioze. Kjo është hera e parë pas dy vjetësh që Rita raportohet në një lidhje pas ndarjes në korrik të 2015 me Ricky, djali i stilistit Tommy Hilfiger.

“Rita dhe Tyrone janë takuar vitin e kaluar por vetëm se fundmi e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër fazë. Ndërsa është gjithçka e re, ata po ia kalojnë shumë mirë dhe kanë qënë edhe në pushime të fshehta. Rita e pëlqen Tyrone, sepse ndryshe nga ish-at e saj, është njeri që do vetëm një femër dhe jo i etur për famë. Madje ai punon shumë për bamirësi, dhe ajo e sheh mjaft tërheqës”, thotë një burim për The Sun.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel