Kyle Walker, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori
15/07/2017 00:00
Kyle Walker është nga sot mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Ish-lojtari i Tottenham u ble nga Manchester City për 56.7 milionë euro. Futbollisti anglez, i formuar në Sheffield United, kalon kështu John Stones, i cili u ble po nga City për 55 milionë euro.
Walker do të përforcojë skuadrën e Pep Guardiolës pas largimit të mbrojtësve të krahut Gaël Clichy, Bacary Sagna dhe Pablo Zabaleta.
Top Channel