Nuk është një poni, por një kalë xhuxh (FOTO)

15/07/2017 00:00

Një kalë i vogël është bërë mjaft i njohur në internet pasi u diagnostikua me nanizëm.

Alfi i vogël ka një gjatësi prej vetëm 70 centimetrash, veshët i ka vetëm 3 cm, dhe thundrat pak më shumë se një monedhë. Ai po përballej me mbijetesën për shkak të përmasave të tij të pazakonshme kur Hannah Russell, 20 vjeç e shpëtoi në dhjetor të 2012.

Historia e tij ka frymëzuar libra fëmijësh, një revistë, një kanal në YouTube dhe markë veshjesh. Madje ai ka mbi 40 mijë ndjekës online.

“Kur isha 16 vjeç u afrua një rritës kafshësh që po kalonte për festën e Krishtlindjeve dhe pashë që kisha një tjetër poni në fushat e mia. Ata më rrëfyen për Alf dhe i pyeta nëse mund ta merrja. Për shkak të nanizmit ata nuk mund të merreshin me të dhe ndoshta do e kishin shkatërruar. Unë thashë po, para se ta shihja atë”, rrëfen Hannah.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel