Presidenti i Çeçenisë: Nuk kemi asnjë homoseksual

15/07/2017 00:00

Presidenti i Çeçenisë ka mohuar që në republikën e tij ekzistojnë persona homoseksualë.

Kohët e fundit kanë dalë zëra se në këtë vend janë hapur kampe përqendrimi për homoseksualët, por Razman Kadyrov, aleat i Vladimir Putin, mohon gjithçka.

Kadyrov, një luftëtar i arteve marciale mikse dhe baba i 10 fëmijëve, u intervistua nga Bryant Gumbel i HBO për një emision investigativ sportiv. Kur u pyet për zërat se në Çeçeni janë rrëmbyer dhe torturuar disa meshkuj “gay”, Kadyrov tha: “Në vendin tim nuk ka asnjë homoseksual. Ata që më akuzojnë për tortura të tilla janë djaj”.

“Nëse ka ndonjë të tillë, merrini me vete në vendin tuaj. Na i largoni që të mos i kemi në shtëpi”, shtoi Kadyrov.

Top Channel