Bonucci vishet kuqezi, tifozët në festë

14/07/2017 00:00

Gjithçka nga fantazi po merr formë, Leonardo Bonuci bëhet gati për vizitat mjekësore për kalimin përfundimtar tek Milani.

Për ish-skuadrën e tij Juventusin do të shkojnë 40 milion euro, ndërkohë që i hapet rruga edhe bisedimeve me kuqezinjtë për mbrojtësin Mattia De Sciglio.

Kontrata e Bonuccit do të jetë 5-vjeçare për një shifër rreth 6.5 milion euro në vit plus bonuset.

Ditën e premte kanë qenë të pranishëm të gjithë në Milano, nga menaxheri i futbollistit deri tek drejtuesit Juventusit, për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Pak pas mesdite, Bunucci mbërriti në Milano, ku u prit nga shumë tifozë kuqezinj.

Top Channel