Duket e frikshme dhe për shumë njerëz mund të kujtojë skena filmash horror, por kjo është pamja që shfaqet kur 3400 kg ngjala derdhen në rrugë dhe mbi makina.

Ngjarja ndodhi në shtetin amerikan të Oregonit, kur një kamion që transportonte ngjalat u përfshi në një aksident dhe derdhi ngarkesën e tij të rrëshqitshme në rrugë dhe makinat pranë.

Fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur, megjithëse njerëzve të përfshirë në aksident do t’i duhet kohë të harrojnë pamjen që shumë e cilësuan të neveritshme.

Polici e Oregonit tha se bëhej fjalë për një lloj ngjale që prodhon jargë nga gjendrat e saj dhe kjo shpjegon lëndën që mbuloi gjithçka që prekën ngjalat. Këto të fundit po dërgoheshin në Korenë e Jugut kur janë një ushqim mjaft i kërkuar.

Top Channel