Skënderbeu, kundër kazakëve

13/07/2017 00:00

Skënderbeu do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Europa League përball kazakëve të Kairatit, e vlefshme për raundin e dytë paraeliminator.

Korçarët eliminuan lehtësisht skuadrën nga Andorra, me fitoren e ndeshjes së dytë 5-0, rezultati më i thellë për Skënderbeun nga 25 ndeshjet e kupave të Europës që kanë zhvilluar. Megjithatë, kundërshtari i radhës për ekipin e Ilir Dajës është i një tjetër niveli, për këtë arsye dhe formacioni korçar do të renditet në fushën e lojës me skemën më të ekulibruar , 4-5-1.

Kairati ka një rekord prej 11 ndeshjesh pa asnjë humbje në kupat e Europës sa i përket ndeshjeve që luan në fushën e tij. Humbja e fundit është ajo me Crvena Zvezdën në vitin 2002.

Top Channel