Ariana Grande, qytetare nderi në Manchester

12/07/2017 00:00

Ariana Grande do të shpallet qytetare nderi në Manchester pas organizimit të koncertit “One Love”, i cili rriti të ardhurat për viktimat e sulmit terrorist në qytet.

Anëtarët e këshillit priten ta takojnë këngëtaren ditën e mërkurë për t’i dhuruar çmimin. 23-vjeçarja do të vlerësohet për rrezikun e marrë në organizimin e koncertit bamirës, ku morën pjesë artistë të famshëm të muzikës si Coldplay, Justin Bieber, Katy Perry dhe shumë të tjerë.

22 njerëz, përfshi 7 fëmijë, humbën jetën si pasojë e një sulmi terrorist në koncertin e këngëtares amerikane, në “Machester Arena”, më 22 maj.

Top Channel