E mbani mend Ekuban? Nga Partizani te Leeds

12/07/2017 00:00

Sulmuesi kryesor i Partizanit në sezonin e kaluar, Kaleb Ekuban Ansah zgjoi interesimin e shumë ekipeve europiane në merkaton e kësaj vere. Futbollisti që u huazua nga Chievo te “Demat e kuq” në Superiore, tani formalizoi dhe hapin më të madh në karrierë me firmën te Leeds.

Futbollisti me ngjyrë u prezantua me ekipin e njohur britanik duke e cilësuar këtë si një ëndërr të realizuar dhe duke premtuar paraqitje të mira me ekipin ishullor. Skuadra me bazë në Elland Road, vendosi t’i besonte ish-sulmuesit të Partizanit për shkak të moshës së re dhe performancave në rritje në fushë.

Kaleb Ekuban Ansah do t’i bashkohet lojtarëve të tjerë në repartin ofensiv të Leeds, ish-sulmuesit të Real Madrid, Samuel Saiz dhe ganezit tjetër Samuel Amisah.

Top Channel