Ikën nga Zurich, Sadiku kalon te Legia e Varshavës

12/07/2017 00:00

Bomberi i përfaqësueses shqiptare, Armando Sadiku, nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Legias së Varshavës në Poloni.

Pas një karriere 6-vjeçare në kampionatin zviceran, mes Zurich, Vaduz dhe Lugano, sulmuesi shqiptar ka vendsur të ndryshojë kampionat, duke kaluar në atë polak.

Kanë qenë mediet sportive polake, ato që kanë publikuar lajmin, e sipas tyre paraditen e së mërkurës, 26-vjeçari nga Elbasani ka kryer edhe vizitat mjekësore.

Ndërkohë, Zurich ka filluar fazën përgatitore pa Sadikun, i cili ishte në përfundim të kontratës së tij me këtë skuadër, ndërsa drejtuesit e saj nuk kanë arritur më ta bindin për të qëndruar aty.

Top Channel