Djali i Bersluconit kërkon Genoan? Përgënjeshtron e motra

12/07/2017 00:00

Berlusconi po mendon blerjen e klubit të Genoas! Ky është lajmi më i bujshëm i bërë publik nga “Corriere della Sera”. Në fakt, nuk bëhet fjalë për Silvio Berlusconin, ish-padronin e Milanit, por për të birin Pier Silvio.

Por ajo që hedh poshtë gjithçka është e motra, Marina, e cila ka deklaruar shumë shpejt se “Fininvest”, pas shitjes së Milanit nuk ka hedhur dhe nuk do të hedhë më parà në botën e futbollit.

Për të përforcuar lajmin e bujshëm, gazeta italiane sjell në vëmendje disa deklarata të Enrico Preziosit, presidentit aktual të klubit “Grifone”. “Do të më pëlqente, – është shprehur ai. – Di vetëm që Zangrillo, mjeku personal i ish-kryeministrit italian, ka tentuar shumë, por personalisht nuk kam pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me familjen Berlusconi”.

Top Channel