Juventus merr Douglas Costa nga Bayern

11/07/2017 00:00

Tashmë është gjithçka e kryer. Juventusi përforcohet me një nga lojtarët e Bayern Munchen, pikërisht 26-vjeçarin brazilian Douglas Costa.

Lojtari thuhet të ketë firmosur dhe po mbrëmjen e kësaj të marte ka mbërritur në Torino. Pakti është arritur mes Giuseppe Marottës, në prani të agjentit të lojtarit Giovanni Branchini, dhe administratorit të bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge.

Ditët e fundit, Rummenigge kishte shfaqur gatishmërinë për t’i dhënë fund me sukses tratativës, kjo edhe falë huazimit të James Rodriguez nga Reali i Madridit për dy vitet e ardhshme, me të drejtë blerjeje.

Sa i përket Juventusit, për brazilianin Douglas Costa do të paguajë 6 milionë për huazimin njëvjeçar, si dhe 40 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij. Aktualisht, lojtari përfiton një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

Top Channel