IOC, ide surprizë për olimpiadat

10/07/2017 00:00

Parisi dhe Los Anxheles kanë mbërritur në sprintin final për të bindur komitetin Olimpik Ndërkombëtar mbi një objektiv që e kanë të përbashkët, organizimin e Lojërave të 2024.

Kryeqendra transalpine dhe qyteti i “Engjëjve” po përplasen fort në këto muaj me lobingje politike, sponsorë dhe ide inovative për të fituar mbi njëri tjetrin. Por ja ku vjen një ide surprizë nga presidenti i komitetit ndërkombëtar olimpik.

Tomas Bah sugjeroi se institucioni që ai drejton, duhet të vendosë si olimpiadën e 2024, ashtu dhe atë të vitit 2028 së bashku. Aktualisht IOC do të vendosë për vetëm njërin qytet në takimin  ardhshëm në shtator, por me skenarin e ri, ndoshta të dy qytete mund të përfitojnë.

Përfaqësuesit e Los Anxheles janë shprehur në favor të një ideje për të mirëpritur lojërat e vitit 2028, duke u bazuar në trashëgiminë olimpike që ka krijuar me dy edicione të mëparshme. Ndërkohë Parisi shpreson se përfshirja e presidentin Emanuel Macron, do ti japë më shumë kuota pro në suksesin potencial për të organizuar Olimpiket.

Top Channel