Një princeshë e vërtetë

10/07/2017 00:00

Prindërit e saj janë çifti më i famshëm i showbiz, prandaj nuk është çudi që Harper Beckham është kaq e lidhur me princeshat e vërteta.

Vajza 6-vjeçare e David dhe Victoria ka festuar ditëlindjen e saj me Princeshën Eugenie dhe një sërë miqsh në Buckingham Palace. Dhe sigurisht, si prindër krenarë ata kanë postuar disa foto të kësaj dite të veçantë, në rrjetet sociale.

Teksa ende nuk dihet pse Harper ishte e ftuar në shtëpinë e Mbretëreshës ajo ka pozuar në sheshin e pallatit me një tullumbac në dorë. Veshja e saj ishte ajo e princeshës Elsa në filmin e dashur për fëmijë “Frozen”.

Brenda Pallatit ajo ka bërë një foto me mikeshat dhe princeshë Eugenie, teksa David postoi  një foto në Instagram ku shkruan: “Fatlumja Harper, është takuar me një princeshë reale në Pallat”, me puthje dhe emoji zemre.

“E dashur Harper, nuk më besohet që u bërë 6 vjeçe. Tashmë je një vajzë e madhe dhe motra më e mirë në botë. Të dua shumë dhe paç një ditë të mrekullueshme”, shkruan vëllai 12-vjeçar Cruz teksa urimin e shoqëron me një foto ku mban Harper në shpinë.

Vëllai i saj i madh, Brooklyn, 18 vjeç, ka postuar një foto ku ka dalë me Harper ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël. Të dua shumë”.

“Gëzuar ditëlindjen motra më e mirë në botë!!!!!! Kalofsh një ditë të mrekullueshme. Të dua shumë”, i shkruan Romeo 14-vjeçar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel