Këtë fundjavë, në Spanjë, qindra persona u përleshën me hamshorët në të përvitshmen Rapa Das Bestas.

E mbajtur në Sebusedo, në rajonin veri-perëndimor të Galicisë, festa 400-vjeçare bën bashkë hamshorët që jetojnë në male dhe në përgjithësi meshkuj që masin forcën e tyre duke kapur nga kreshta kuajt.

E gjitha kjo ka një qëllim: qethjen e hamshorëve. Nga fotot duket qartë që nuk është aspak e lehtë të mbash pa lëvizur këta hamshorë.

Kjo traditë, ashtu si edhe ajo me demat, kritikohet shumë nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët thonë se kuajve u shkaktohet ankth dhe dhembje nga kjo përleshje.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel