Kurrë mos e ngacmo peshkaqenin (Video)

10/07/2017 00:00

Një burrë po ngacmonte një peshkaqen të vogël duke e kapur nga bishti, kur, për habinë e askujt, peshkaqeni reagoi duke e kafshuar. E gjithë skena është kapur në video.

Xhirimi tregon dy burra që përpiqen të tërheqin në breg një peshkaqen të vogël në plazhin Rajtsvill, në Karolinën e Veriut.

Njëri nga burrat e tërheq peshkaqenin nga bishti, por ai i shpëton nga duart dhe largohet paksa. Burri nuk heq dorë dhe e kap sërish nga bishti. Kësaj radhe, peshkaqeni kthehet duke e kafshuar në dorë.

Gjaku dallohet qartë në ujë, ndërkohë që burri kthehet në breg me shpejtësi.

Top Channel