Adhuruesit e muzikës dhe të koraleve janë përpjekur t’i bashkojnë të dyja në fund të detit me pjesëmarrjen në festivalin Lower Keys, në Florida.

Rreth 400 zhytës u mblodhën në barrierën koralore Looe Key për një koncert nënujor, një event i rrallë ky e mjaft i preferuar nga ato anë.

Organizatori Bill Becker tha: “Kemi goxha audiencë këtu poshtë. Kjo është një prej gjërave që mund të bëhen për të tërhequr vëmendjen tek ruajtja e koraleve, tek ndërgjegjësimi i zhytësve. Koncerti është një mënyrë për të kërkuar një ekulibër mes  mbrojtjes së barrierës koralore dhe kënaqësisë së publikut”.

Barriera Looe Key e Floridës është e treta më e madhe e këtij lloji në botë. Një stacion lokal radioje në zonë transmeton muzikë nën sipërfaqen e oqeanit e kjo i lejon zhytësve të interpretojnë mbi temën e saj me instrumentet e tyre. Disa prej pjesëmarrësve kanë preferuar të vijnë me kostume nga personazhe mitesh apo kartonash, siç ishin dy sirenat dhe një burrë i veshur si Sponge Bob.

Eksperiencën e të dëgjuarit nën ujë, Becker e përshkruan si të këndshme e mjaft të lehtë sepse tingulli, sipas tij, nuk është i fortë, por ama vjen i qartë.

Top Channel