Daniel Craig, 5 herë James Bond

09/07/2017 00:00

Në vitin 2015 tha se më mirë priste damarët sesa të interpretonte në një tjetër film si James Bond, por Daniel Craig duket se ka ndryshuar mendim.

Sipas “Mirror”, aktori i famshëm ka rënë dakord që të jetë pjesë e filmit të tij të pestë si agjenti 007.

Producentja Barbara Broccoli ka arritur të sigurojë aktorin Daniel Craig për filmin e radhës, ashtu si edhe këngëtaren Adele për kolonën zanore të filmit.

“Craig dhe Adele së bashku janë një skuadër fituese, zgjedhja më e mirë dhe garanci për suksesin financiar të filmit”, tha një burim për “Mirror”.

Top Channel