Lukaku te United, “Djajtë” e zyrtarizojnë në “Twitter”

08/07/2017 00:00

Romelu Lukaku do të luajë sezonin e ardhshëm me Manchester United. Pavarësisht lëvizjes së londinezëve të Chelsea-t, duke barazuar ofertën e “Djajve të Kuq”, këta të fundit nxituan që të deklarojnë zyrtarizimin në rrjetet sociale.

Në një postim në “Twitter”, ata zbulojnë së kanë arritur marrëveshjen me Everton dhe kanë realizuar edhe vizitat mjekësore për sulmuesin belg. Për transferimin e 24-vjeçarit, Manchester United ka shpenzuar 85 milionë euro.

Lukaku është kështu futbollisti i dytë më i shtrenjtë i blerë nga Manchester United, pas Paul Pogba një vit më parë. Vetë Pogba që është në pushime së bashku më Lukakun e ka pritur lajmin me një video të postuar në rrjetet sociale, teksa festojnë këtë transferim.

Në këto kushte, Chelsea tani mund të nisë tratativat për sulmuesin italian të Torinos, Andrea Belotti.

Top Channel